Në përvjetorin e marrëdhënieve diplomatike, Kroacia ka marr një kërcënim serioz nga Ministria ruse e Punëve të Jashtme.
Siç shkruajnë mediet kroate, institucioni që drejtohet nga Sergei Lavrov ka thënë se autoritetet vendore e kanë mbajtur një qëndrim armiqësor ndaj Rusisë.
“Autoritetet kroate në muajt e fundit vendosën të trajtojnë Rusinë jashtëzakonisht armiqësore, gjë që është në kontrast të madh me arritjet tona dypalëshe”, thuhet në reagimin e MJP-së ruse.
Sipas tyre, Kroacia duhet të kthehet në rrugën e dialogut.
“Ne besojmë se do të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë dhe Kroacia do të kthehet në rrugën e dialogut konstruktiv”, përfundon reagimi.
25 maji shënon 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Federatës Ruse dhe Republikës së Kroacisë.