Serbia turpërohet, nuk pranojnë të luajnë turqit dhe polakët! Kjo është arsyeja

Serbia është turpëruar para evropianëve. 

Është turpëruar në organizimin e dobët të Kampionatit Evropian për të rinj të divizionin A, që po mbahet në Nish.

“Kjo ka sjellë skena të paprecedentë pasi basketbollistet e kombëtares turke dhe polake nuk kanë pranuar të luajnë për shkak të kushteve jo të favorshme në palestrën e shkollës fillore ‘Mika Antiq’.

Stuhia që goditi jugun e Serbisë krijoi kaos, ujë rrjedhi në sallë dhe parketi u bë i  rrëshqitshëe që shkaktoi disa lëndime për lojtarët dhe pasi arbitri nuk lejoi që ndeshja të ndërpritet në shenjë proteste, polakët dhe Turqia kaluan vetëm topin nga pesë minutat deri në fund”, ka shkruar media maqedonase “Ekipa.mk”.

Është e çuditshme se si FIBA Europe ka lejuar që të organizuhet një Kampionat evropian në një sallë të shkollës fillore.

Faktikisht është një nënçmim për të gjithë pjesëmarrësit në këtë ngjarje për basketbollistët e rinj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Sekretet” e çifteve të lumtura

Story i radhës

Nesër pasdite destabilizim edhe në Kosovë, lokalisht mund të ketë shtrëngata kalimtare me breshër

Të fundit nga