serbia synon shkodren paralajmerimi pas lobimit te grenellit 6a6f4ad32bac7

Serbia synon Shkodrën? Paralajmërimi pas lobimit të Grenellit

August 2, 2026
min lexim

Opinionisti Hafiz Shala ka deklaruar se prokurori Jack Smith, me mbështetjen e aleatëve perëndimorë, e pengoi ndarjen e Kosovës, ndërsa ka akuzuar Richard Grenellin se vepron në favor të Serbisë.

Ai ka kritikuar edhe hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, duke e cilësuar si veprim të dëmshëm për interesat shqiptare, si dhe ka bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama, duke paralajmëruar për pasoja nëse, sipas tij, vazhdojnë politikat që i konsideron të dëmshme për çështjen kombëtare.

“Prokurori Jack Smith e shpëtoi Dardaninë (Kosovën) nga ndarja, kur ish-pushteti i Dardanisë ishte në pajtim me këtë akt tradhtie.

Me kërkesën, mbështetjen dhe përkrahjen e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, me përkrahjen e Anglisë dhe të një shqiptari, i cili për mbi 50 vjet punoi në detyra shumë serioze amerikane, u shpëtua Dardania nga ndarja, e cila ishte bërë gati në Washington, D.C.

Richard Grenell po punon sipas kërkesave të Serbisë, për të cilën lobon me pagesë, por është edhe mik shumë i ngushtë i saj, të cilin e dekoroi Vuçiqi me dekoratë të lartë të Serbisë. Këtu është drejtpërdrejt i përzier Vuçiqi i Tiranës, zbatues i politikave kriminalo-shoviniste serbe, i cili, për ta vërtetuar këtë që e thashë jo vetëm unë, por edhe të tjerët, po paralajmëron ose ndoshta e ka përfunduar hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, zemra e shqiptarisë, thesar i historisë shqiptare ndër shekuj, në të cilën jetojnë 54 serbë, si reciprocitet me Dardaninë Lindore, ku jetojnë mbi 70 mijë shqiptarë, gjë që në fakt është thikë vdekjeprurëse ndaj Dardanisë.

I tërë populli i Shqipërisë dhe i Dardanisë, konkretisht të gjithë shqiptarët, për ta penguar këtë tradhti dhe për të kërkuar dorëheqje, kanë edhe një arsye shtesë që ky të largohet. Përndryshe, durimit i kanë kaluar të gjitha fazat, prandaj askush më nuk garanton se largimi nga pushteti do të ndodhë vetëm me metoda paqësore, siç përmendet rasti i Avni Rrustemit ndaj Esat Pashë Toptanit.

Kjo kërkesë është paralajmërim serioz se një gjë e tillë, si pasojë e një durimi të tepërt të popullit, nuk është në gjendje t’ia dorëzojë shtetin armikut, i cili e kishte në plan ta shfaroste një popull, sipas deklaratës së ministres serbe Paunoviq, të cilën e pasoi Vuçiqi me deklaratën tjetër se Dardania (Kosova) është Serbi”, thotë ai.

Në fund, Hafiz Shala i bëri thirrje që t’i dërgohet një shkresë institucioneve ndërkombëtare për situatën në Shqipëri, duke kërkuar largimin e Edi Ramës nga pushteti, të cilin e akuzon se po dëmton interesat kombëtare dhe sigurinë e shqiptarëve.

“Kryeministri serb në Tiranë, më i miri që nga koha e Nikolla Pashiqit, sipas vlerësimit të gazetarit të njohur gjerman të gazetës prestigjioze Frankfurter Allgemeine Zeitung, bëri bujë në shtypin botëror.

A mos ndokush beson se një situatë kaq serioze shqiptare e gjithëkombëtare do të pranohet në heshtje?

Asesi.

Vuçiqit të Tiranës, në emër të popullit, t’i dërgohet një shkresë ultimative dhe e njëjta t’u dërgohet edhe BE-së, SHBA-ve dhe NATO-s.

Në bazë të kësaj shkrese, t’u bëhet me dije për përshkallëzimin e situatës së brendshme në Shqipëri, të bashkëplanifikuar dhe bashkorganizuar me kryekriminelin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiqi i Tiranës deklaron se nuk largohet nga posti derisa ta çojë Shqipërinë në BE.

Shqipëria, shumë më mirë dhe me më shumë krenari, do të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare pa ty, i cili, për interesa karrieriste, është në gjendje të luajë me fatin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Ky duhet ta kuptojë se, në interes të kombit, largimi i tij është imperativ politik e shtetëror i kohës, kur zhvillimet gjeopolitike në tërë rruzullin tokësor nuk janë stabile, e posaçërisht për shtetet dhe vendet në tranzicion e zhvillim, të cilat janë nën rrezikun e shteteve armiqësore si Serbia dhe Rusia me aleatët e tyre, të cilat njëherësh janë edhe kundër mikut dhe gardianit tonë gjatë gjithë historisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, përfundoi ai pr gazetën.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

filipce respekti per ilindenin tregohet duke ndertuar te ardhme me te mire e jo duke bllokuar 6a6f344cb47bb
Lajmi i mëparshëm

Filipçe: Respekti për Ilindenin tregohet duke ndërtuar të ardhme më të mirë e jo duke bllokuar

plazhi i durresit ne pikun e sezonit turistik dyndje drejt ne fundjave jo vetem nga qytetet e tjera por edhe shume te huaj 6a6f4b56ab49b
Lajmi i radhës

Plazhi i Durrësit, në pikun e sezonit turistik, dyndje drejt në fundjavë jo vetëm nga qytetet e tjera, por edhe shumë të huaj

Të fundit nga

ShkoLartë