Serbia pëson goditje të rëndë, paketon valixhet për në Beograd!

1 minut lexim

Italia me zemër të madhe, gjunjëzon Serbinë dhe kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian në basketboll. 

Pas pesë fitoreve radhazi në fazën e grupeve të Eurobasketit, Serbia pëson nokautin nga Italia, duke pësuar humbje me rezultat 94:86.

Italia ka arritur fitore me plot 16 trepikësha, nga të cilët më së shumti shënoi basketbollisti Marco Spissu, i cili shënoi 22 pikë me gjashtë tre pikësha.

Image

Italia

Përveç tij, 21 pikë shënoi edhe Nicolo Melli, i cili ka pasur katër asistime dhe gjashtë kërcime. Për të, ndeshja përfundoi para kohe, për shkak të pesë faulleve.

Simone Fontecchio shënoi 19 pikë dhe pesë kërcime, ndërsa Achille Polonara 16 pikë dhe gjashtë kërcime në fitoren e madhe të Italisë.

Në anën tjetër Serbisë nuk iu ndihmua as Nikola Jokiq me 32 pikë e 11 kërcime dhe as Vasilije Miciq me 16 pikë.
Italia shkaktoi senzacion, rrëzon Serbinë, kjo e fundit paketon valixhet për në Beograd.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Jemi të kënaqur që çmimet e blerjes së rrushit janë rritur për 30 për qind

Story i radhës

Keni kruajtje koke? Shpëtoni njëherë e mirë me këto mënyra

Të fundit nga