Serbia nuk i vendos sanksione Rusisë, momenti kur Daçiq i këndonte “Kalinkën” Putinit dhe merrte duartrokitjet e Vuçiq (VIDEO)

1 minut lexim

Kreu i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, është një prej miqve më të ngushtë të Vladimir Putinit në Serbi. Kreu i Kuvendit të Serbisë së fundi ka thënë se nuk duhet vendosur sanksione kundër Rusisë pavarësisht agresionit dhe luftës që Putin ka nisur në Ukrainë, duke treguar hapur rreshtimin e Serbisë kah Lindja.

Daçiq s’kishte ngurruar që ta argëtonte Vladimir Putinin në një organizim në vitin 2019, duke e kënduar këngën folklorike ruse “Kalinka” që i kushtohet dashurisë.

Gjatë kësaj performance, Daçiq ishte duartrokitur edhe nga Aleksander Vuçiq dhe Millorad Dodik, të cilët gjendeshin bashkë në një tavolinë.

Ndryshe Putin e kishte dekoruar Daçiqin edhe me “Medaljen e Miqësisë” në janar të vitit 2018./Gezata Express

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

2 Mars 1444 – Besëlidhja e Lezhës

Story i radhës

“Në çdo fis ka një ashtu…”, Berisha ironizon Bashën nga Dibra

Të fundit nga