Serbia kërkon t’i hiqet akreditimi, gazetari kosovar reagon pas veprimit që bëri në ndeshjen Serbi-Angli

min lexim

Gazetari Arlind Sadiku, i cili shkaktojë bujë pasi bëri me duar shqiponjën dykrenare para tribunës ku ndodheshin tifozët serbë në stadiumin Gelsenkirchen para duelit ndaj Anglisë, ka thënë se nuk pendohet për gjestin.

Ai ka thënë se ndihet krenar që është shqiptar dhe se gjestin e ka kryer nën afektin e thirrjeve raciste të tifozëve serbë.

“Po, u informova sepse vazhdimisht po më vijnë mesazhe nga kolegë ose nga njerëz të thjeshtë që po më shkruajnë, por unë jam shëndosh e mirë fatmirësisht. Ta theksoj që në pozicionin tim ku isha dje në stadium, kemi qenë të vendosur nga UEFA. Reagimi erdhi natyrisht nga thirrjet e vazhdueshme raciste të serbëve ‘Kosova është Serbi’ dhe të jesh aty dy metra larg nuk ke sesi të mos ndikohesh. Asnjëherë nuk i bie pishman çkado që ndodh sepse unë jam krenar që jam shqiptar. Duhet të ndodhë diçka që të ndalen këto thirrje raciste”, tha fillimisht ai.

Ai e quajti gjestin që bëri dje si “një nga më të mirët që e ka bërë ndonjëherë në sport”.

“E kam bërë nën afekt megjithatë nuk pendohem dhe gjithmonë do ta kujtojë si një nga gjestet më të mira që e kam bërë ndonjëherë në sport. Këto janë fjalët të zemrës që po i them. Ejani provojeni të jeni në mes të 20 mijë serbëve dhe tentoni të ndiheni të paprovokuar nga ato thirrje”, tha Sadiku.

Federata e Futbollit të Serbisë (FFS) ka kërkuar sot nga shërbimi mediatik i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) dënimin dhe heqjen e akreditimit të gazetarit kosovar sepse i “provokoi tifozët serbë”.

 

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Samsung po kërkon ndihmë nga studentët për t’i bërë telefonat e ardhshëm Galaxy edhe më të zgjuar

Story i radhës

Elita 5 po rikthehet me koncert pas një kohe të gjatë

Të fundit nga