Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.
Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Nuk kishte si të mungonte edhe një shqiptar në listën e realizatorëve/Ishte Xherdan Shaqiri që realizoi golin e parë në ndeshje në minutën e 20-të të ndeshjes, duke heshtur tifozët serbë që e vërshëllenin sa herë prekte topin.
Ndërsa, Xhaka pati paraqitje fenomenale, duke u shpallur lojtari i ndeshjes në fund.
E kualifikimi i Zvicrës së Shqiptarëve dhe eliminimi i Serbisë nga Botërori erdhi pikërisht në stadiumin që mund ta marrë Kosova.
Ndeshja u luajt në stadiumin “974” në Doha të Katarit.
Ky stadium pas përfundimit të Botërorit do të çmontohet dhe do t’I dhurohet një shteti.
E këtë stadium mund ta marrë edhe Kosova.
Sipas kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi Kosova është në garë për ta marrë këtë stadium që ka 41.378 ulëse.
Stadiumi përbëhet nga 974 kontejnerë dhe mund të çmontohet e të montohet me një vend tjetër.