“Serbia e para në BE”, çfarë tha Pallati Elysee për telefonatën Macron -Vuçiç

March 7, 2022
1 minut lexim

Presidenca e Serbisë është ngutur, të shtunën, të raportojë për telefonatën Vuçiq -Macron duke theksuar se shefi i shtetit francez Serbinë e sheh si vendin me mundësitë më të shpejta për t’u anëtarësuar në BE, pavarësisht se tani po flitet me të madhe për anëtarësimin e Ukrainës që po përballet me agresionin rus. Këtë ton optimist, nuk e shfaqën francezët në njoftimin e tyre edhe pse përmenden perspektivën europiane të shtetit serb.

“Presidenti Macron i ka dhënë mbështetje personale Presidentit Vuçiq për mënyrën se si po udhëheq Serbinë drejt së ardhmes. Me plot bindje, Presidenti Macron ka siguruar Presidentin Vuçiq se pavarësisht ndryshimeve gjeopolitike në Evropë dhe botë, Serbia mbetet shteti i parë për t’iu bashkuar BE-së”, kështu u tha në një njoftim për media që u lëshua të shtunën nga Presidenca serbe.

Macron e kishte lëvduar Serbinë për votën e saj Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së ku u dënua agresioni rus ndaj Ukrainës edhe pse Serbia nuk i votoi pjesët për sanksione ndaj Moskës.

Por, në njoftimin e Pallatit Elysee nuk u tha asgjë rreth asaj që tha Presidenca serbe, se Serbia , “mbetet shteti i parë për t’iu bashkuar BE-së”

Në njoftim theksohet se Macron e ka rikujtuar miqësinë franceze dhe përkrahjen personale për Serbinë.

“Presidenti i Republikës konsideron se lufta në Ukrainë kërkon që BE dhe të gjitha vendet afër saj, veçmas vendet si Serbia, që njihen si vende me perspektivë europiane, t’i hulumtojnë bashkë rrugët dhe mjetete për t’i forcuar lidhjet duke ndërtuar të ardhmen për të gjithë europianët. Lufta në Ukrainë duhet të jetëmundësi për afrim europian. Presidenti i Republikës dhe homologu i tij serbe do të mbesin në kontakt të ngushtë”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rritja e çmimit të benzinës dhe dizelit krijon tollovi në pompat e benzinës

Story i radhës

Murati tregon përfitimet nga programi “Ekonomia e Kujdesit” 

Të fundit nga

ShkoLartë