Serbia do të bllokojë pikat kufitare me Kosovën/ Eksperti i sigurisë “zbulon” qëllimin dhe synimin e serbëve

min lexim

Kryetari i të ashtuquajturit Asociacionit të Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka paralajmëruar se nga 6 shtatori, serbët do të organizojnë bllokada në të gjitha pikat kufitare me Kosovën.

Rojeviq tha për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, se bllokada do të zgjasë derisa Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu i vendit.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shalam ka thënë se kjo i takon Serbisë për menaxhim, e sipas tij Kosova duhet të mbajë vigjilencën e shtuar që mos të paraqitet ndonjë situatë si në të kaluarën.

Tutje, ai thotë se qëllimi i tyre është nxitja dhe veprimet reaguese ndaj territorit të Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Narrativa e narko shtetit të Serbisë vazhdon!

Në një prezantim (deklaratë) për media, i ashtuquajturi kryetar i Asociacionit të Qytetarëve të rrethit të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka bërë të ditur se nga e premtja, më 6 shtator, do të organizohet bllokadë e të gjitha vendkalimeve në Kosovë.

Pra këto bllokada do të bëhen në territorin e Serbisë, kjo në pamje të parë është e mirë sepse barrën dhe pjesën tjetër do t’i takojë narko shtetit për t’i menaxhuar, ndërsa institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës do t’i duhet vetëm të mbajnë vigjilencë të shtuar që të mos na paraqitet një situatë si në të kaluarën ku sulmoheshin pikat kufitare (por për këtë besoj se tani ka plane për mbrojtjen e infrastrukturës së pikave shtetërore të Kosovës nga institucionet tona).

Narko shteti i Serbisë ka filluar të përdor aksione subversive në territorin e tij, por qëllimi dhe synimi është nxitja dhe veprimet reaguese ndaj territorit të Kosovës.

Sipas kësaj logjike, deri më 24 shtator 2024 do të shohim deklarata dhe veprime të tilla nga strukturat e narko shtetit për të arritur një veprim minimal medial/diplomatik nëse nuk mund të gjenë dhe mobilizojmë strukturat e mbetura kriminale/terroriste në territorin tonë.

P.S

‼️Aleksander Vuqiqi përdorues i kokaines apo heroines është një pyetje që duhet të shtrohet ?

Une i sugjeroj Qeverisë se Kosovës që takimin në Bruksel të kërkoj nga policia belge që t’i nënshtrohet testit për përdorimin e substancave narkotike Presidentin e Narko Shtetit të Serbisë për të parë gjendjen e tij.

Story i mëparshëm

QMF-ja e re në Duhël të Suharekës në shërbim të pesë fshatrave

Story i radhës

“Balluku dhe qeveritarët heshtje varri”, protestuesi: Ne duam hyrje-dalje në rrugë. Penalizohen 700 biznese, bie vlera e pronës

Të fundit nga