“Serbia do çmendet që Kosova…”, Gacaferi reagon ashpër – nuk e priste këtë gjë!

min lexim

Së fundi, ministri i Bujqësië, Faton Peci ka folur sërish për rritjen e prodhimit të grurit në Kosovë për vitin 2024.

Ai ka thënë se Kosova për herë të parë ka siguruar bukën e motmotit.

Në lidhje me këtë deklaratë, ministri Peci ka marrë kritika.

Për këtë, në mbrojtje i ka dal anëtari i Kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi, përcjell Bota sot.

Ai përmes një postimi u shpreh se ka pritur qe Serbia të tmerrohet se Kosova po siguron bukën për një vit.

Mirëpo, Gacaferi tha se nuk u çmend shteti serb, por opozita e disa analistë.

Postimi i plotë

T’ju them të drejtën unë kam pritur se Serbia dhe mediat e tyre do tmerrohen nga lajmi se Kosova për herë të parë e siguron bukën e motmotit!

Por jo, nuk u tmerruan Serbia dhe mediat e tyre, por u tmerruan opo Z ita dhe anal-istat e Kosovës qe Kosova për herë të parë e siguron bukën e motmotit!

Unë isha i bindur se Serbia do çmendet që Kosova s’do importojë mo grurë nga Serbia dhe kjo natyrshëm është humbje e madhe materiale për Serbinë!

Por jo, u çmenden opo Z ita e anal-istat e Kosovës qe Kosova s’do importojë mo grurë nga Serbia, sepse Kosova e ka siguruar bukën e motmotit falë bujqve dhe super ministrit të Kosovës, Faton Peci!

Story i mëparshëm

Olmo para sfidës me Francën: Do të jetë një tjetër finale

Story i radhës

Limani në krye të Gostivarit në vend të Taravarit! Reagon BDI: Taravari la komunën me mbi 15 milionë euro borxh

Të fundit nga