Serbia bllokon prodhimet e Shqipërisë, do të groposen mbi tre tonë speca

January 29, 2022
1 minut lexim

Afërsisht tre tonë e gjysmë speca të kuq nga Shqipëria do të groposen në Serbi.

Në datën 17 janar para se eksportuesi Rrapi Hazizi të niste kamionin me 10 perime të ndryshme për në Serbi, ai i analizoi ato në një laborator të akredituar. Sipas kësaj fletanalize speci i kuq është cilësor.

Në datën 19 janar institucioni serb që kontrollon ushqimin, vendos të rianazojë kamionin që ishte i ngarkuar me perime, nga analizat doli që speci i kuq kishte ngarkesë të lartë pesticidesh.

Agronomët thonë se sa më shumë kohë të kaloj, aq më lehtë shpërbëhet lënda active e pesticidit. Por çuditërisht analiza e dytë e bërë në Serbi tregoi të kundërtën.

Edhe pse eksportuesi kërkoi ri-analizim të produktit në një shtet tjetër të BE-së, kjo kërkesë u rrëzua nga shteti serb, për pasojë vendimi u mor që speci i kuq të groposej.

Dëmi ekonomik që iu bë eksportuesit Rrapi Hazizi kap vlerën e 9 mijë eurove, ai thotë se pas kësaj ngjarje Ministria e Bujqësisë shqiptare ka kontaktuar me ministrinë e bujqësisë serbe, për t’i kërkuar korrëktësi në kontrollin ushqimor që I bëhet prodhimeve bujqësore shqiptare.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sahiti asiston për Shibenikun, Hajduku fiton

Story i radhës

Rritet numri i fëmijëve të infektuar në Maqedoni

Të fundit nga

Bastisje në Gazi Babë, arrestohet shpërndarësi

Nëpunësit policorë nga Njësiti për Tregti të Paligjshme në SPB Shkup, pas një urdhëresë të pranuar më parë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë bastisur shtëpinë e M.S.(19) nga Shkupi, në rajonin
ShkoLartë