Serbi, përmbyset një vagon me amoniak, disa të lënduar

December 26, 2022
1 minut lexim

Një vagon cisternë me gaz amoniak është përmbysur të dielën pranë qytetit të Pirotit në juglindje të Serbisë, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Rreth orës 17:30 në pjesën e hekurudhës midis Pirotit dhe fshatit Staniçenje afër Sopotski Hanit ka dalë nga shinat vagoni i një treni mallrash që transportonte gaz amoniak, për pasojë ka pasur rrjedhje gazi dhe përqendrim të madh të tij në atmosferë”, njoftoi Ministria e Brendshme e Serbisë.

Ministria e brendshme e serbe paralajmëroi qytetarët që jetojnë në afërsi të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Mediat serbe raportuan se banorët pranë vendit të aksidentit janë evakuuar, ndërsa shërbimet emergjente dhe zjarrfikëse nga të gjitha qytetet përreth janë dërguar në vendin e aksidentit.

Kompania hekurudhore Srbija Kargo ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në një pjesë të linjës kryesore Nish-Dimitrovgad, mes Pirotit dhe Staniçenjës, jashtë zonës së banuar.

Radiotelevizioni serb raporton se shtatë persona janë pranuar në Qendrën Klinike Universitare të Nishit dhe kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa portali “Blic” raportoi se mbrëmë në spitalin e Pirotit janë paraqitur 51 persona për shkak të simptomave të helmimit.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjermani: 250.000 vende të pazëna pune për zanatçinjtë

Story i radhës

Shkatërrohen pajisjet sportive të shkollës në Hajvali

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë