Serbi 22 vjeçar vret stilistin e Rolls Royce në Gjermani

1 minut lexim

Një serb 22 vjeçar është arrestuar në Francë, pasi i njëjti dyshohet për vrasjen e një dizajneri të Rolls Roys në Gjermani.

Vrasja ka ndodhur javën e kaluar.

Ai dyshohet se e vrau me thikë Ian Cameron, stilisten legjendar të Rolls Roys, jashtë shtëpisë së tij në Amerssee në Bavari më 12 korrik.

I dyshuari serb, ishte arratisur në Francë, dhe është filmuar disa orë para vdekjes së Cameron në një supermarket jo shumë larg vendit të krimit, raportojnë mediat gjermane.

Ende mbetet mister motivi i krimit, sipas mediave gjermane gjatë sulmit dyshohet se nuk është vjedhur asgjë.

“Është shumë e rrallë që dikush t’i bie ziles, të sulmojë një qiramarrës dhe më pas ta godasë me thikë. Në të shumtën e rasteve, në krime të tilla ka gjithmonë një marrëdhënie mes autorit dhe viktimës”, tha një oficer policie për Bild.

Serbi u arrestua të enjten në Paris nga forcat speciale franceze. Ai nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Lindin trenjakë në një familje në Lipjan, kryetari shpërblen prindërit me 1500 euro

Story i radhës

Kuyt: Duhet të jesh një burrë i vërtetë të bësh atë që bëri Xabi Alonso

Të fundit nga