Serbët të revoltuar, Kosova po kërkon kontroll për Serbinë! Fjala e Gjinovcit i hallakat 

January 25, 2024
1 minut lexim

Serbët po e kuptojnë mirë realitetin dhe kjo po i revolton gjithnjë e më shumë, për faktin se për mos daljen në fushë për të zhvilluar ndeshjen me kombëtaren e Kosovës U-18, pësuan humbje me rezultat zyrtar 3:0 në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Një farë pamfleti serb, “espreso” ka shkruar me nervozizëm: “Federata e Volejbollit e Kosovës ka kërkuar kontroll zyrtar nga Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) në lidhje me pretendimet e Serbisë se nëntë lojtarë të kombëtares kadet kanë pasur temperaturë, që dyshohet se ka qenë arsyeja e anulimit të ndeshjes me Kosovën”, 

Bahri Gjinovci, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, shpreh dyshimin dhe theksuan se kanë kërkuar nga CEV që t’i konfirmojë raportet mjekësore.

“Kemi kërkuar nga Federata Evropiane e Volejbollit që të konfirmojë nëse janë dorëzuar raporte mjekësore se kjo ka ndodhur vërtet apo se nuk kanë dashur të luajnë kundër Kosovës”, tha Gjinovci për Radion Evropa e Lirë.

Gjinovci ka shtuar se Federata e Volejbollit të Serbisë duhet t’i bartë pasojat nëse del se qëllimisht kanë refuzuar të luajnë kundër Kosovës.

Kjo deklaratë e tij i ka hallakatur serbët sidomos komunitetin e volejbollit.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Edona akuzon Blerandon, thotë “se e ka sharë me nënë”

Story i radhës

“Rusët po gënjejnë rreth viktimave të aeroplanit të rrëzuar”, ukrainasit thonë se disa të burgosur ishin shkëmbyer që moti

Të fundit nga

Disa mënyra për të përmirësuar kujtesën

Pothuajse të gjithëve mund t’ju ketë ndodhur të harrojnë diçka të një rëndësie të veçantë, shpesh pas ndonjë minute, pavarësisht se jeni përpjekur ta kujtoni me ngulm. E vërteta është se një
sqmken
ShkoLartë