Serbët: Stadiumi i madh ku u fundos Serbia do të vendoset në Kosovë ose Montevideo! Ja sa ulëse i ka

December 10, 2022
min lexim

Stadiumi “974” në Doha (me kapacitet 44,089 shikues), ka filluar të çmontohet por ende nuk dihet se ku do të vendoset në të ardhmen.
Pritet që t’i dhurohet Kosovës por edhe Montevideos në Uruguai. 

Mediat në Serbi, ka kohë që bëjnë zhurmë, kësaj radhe edhe “Telegraf”, duke u lutur që ky stadium mos t’i dhurohet Kosovës për faktin se këtu ra Serbia dhe u eliminua nga e Zvicra e Xherdan Shaqirit dhe e Granit Xhakës. 

“Fundi u vulos në Stadiumin 974, i cili tashmë po hyn në histori, teksa nisi çmontimi i tij.

Image

Stadiumi 

Ky vend shumë shpejt do të pushojë së ekzistuari, por do të mbetet një kujtim i dhimbshëm për të gjithë në Serbi, e cila luajti pikërisht aty ndeshjen e fundit të Grupit G me Zvicrën, e cila ishte edhe kualifikuese direkte për në fazën eliminatore.

Stadiumi 974 ishte një nga më të veçantët në këtë kampionat, pasi është ndërtuar nga kontejnerë për transportin e mallrave.

Dizajni është vërtet i mahnitshëm, sepse tualetet, ashensorët, kioskat për shitjen e ushqimeve dhe pijeve në stadium janë ndërtuar nga kontejnerë, ato mbajnë të gjithë strukturën dhe gjithçka është një mrekulli e vërtetë e arkitekturës moderne.

Megjithatë, kjo mrekulli nuk do të mbijetojë gjatë në Katar. Në fakt, ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës ishte një nga të fundit të luajtura në këtë stadium. Pas kësaj u luajt vetëm ndeshja mes Brazilit dhe Koresë së Jugut dhe më pas filloi çmontimi.

Gjithsej në këtë stadium janë luajtur shtatë ndeshje të Botërorit. 

Për shkak të specifikës së tij, ai mbeti në kujtesën e shumë gazetarëve dhe shija e hidhur mbeti vetëm sepse Serbia përjetoi një dështim të ri dhe një plagë të re të dhimbshme nga Zvicra pikërisht në këtë vend, ku goli i Xherdan Shaqirit i dha kripë plagës tonë. me një provokim të ri për tifozët serbë, si dhe provokimet e mëvonshme të Granit Xhakës, të cilët ishin edhe në rolet kryesore gjatë eliminimit të Serbisë nga Botërori në Rusi.

Kamionët po transportojnë kontejnerë që po hiqen dhe stadiumi është sërish një kantier i madh, ku punohet për heqjen e plotë të tij.

Plani ishte që stadiumi t’i dhurohej një prej vendeve më të varfra. Së fundmi dolën spekulime se stadiumi mund të përfundojë në Kosovë, sepse Federata e Futbollit të Kosovës i ka dërguar një kërkesë zyrtare FIFA-s për dhurimin e një stadiumi nga Katari.

Gjithashtu, një nga kandidatët është edhe Uruguai, i cili dëshiron të organizojë Botërorin në vitin 2030 së bashku me Argjentinën, Kilin dhe Paraguain. Nëse Uruguai do të fitonte organizimin e kampionatit, që do të ishte pikërisht njëqindvjetori i organizimit të Botërorit të parë në Uruguai, shanset më të mëdha janë që të fitojë këtë stadium, shpirti i të cilit do të endet pas Katarit derisa të vazhdojë të jetojë në një vend tjetër deri në ndërtimin e ri.

Të gjithë në Serbi shpresojnë që një gjë e tillë të mos ndodhë në Kosovë, sepse do të ishte një goditje shtesë pas rënies së dhimbshme nga Zvicra, ku rolet kryesore u luajtën sërish nga lojtarët e lindur në Kosovë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri”, shkruan mes të tjera “Telegraf”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A është e sigurt pudra e bebeve?

Story i radhës

Katër futbollistë holandez sulmuan Lautaron

Të fundit nga

ShkoLartë