serbet e nisur kembe nga kosova per ne serbi kapen duke hipur ne autobus pamjet 67f791c496be4

Serbët e nisur këmbë nga Kosova për në Serbi, kapen duke hipur në autobus, pamjet

April 10, 2025
1 minut lexim

Aktivistët e grupit “Uzinat” kanë siguruar disa pamje të cilat ia kanë dërguar redaksisë N1 në Beograd.

Në atë videoklip, siç thonë ata, shfaqen pjesëmarrësit e të ashtuquajturit “marshit nga Kosova dhe Metohija”, të cilët po shkonin për në mitingun e Alleksandar Vuçiqit në Beograd, duke u ngarkuar në autobusë jo shumë larg qendrës së qytetit Gornji Milanovac, ka raportuar N1

Sipas dëshmisë së qytetarëve, të mërkurën rreth orës 15:30 një kolonë këmbësorësh është larguar nga parkingu te vendi i quajtur “Shtëpia Norvegjeze”. Gjatë shëtitjes kanë bërë pushim në fabrikën “Spektar”, ndërsa në fshatin Majdan kanë mbërritur rreth orës 18:30, përballë tavernës “Shofer”.

Vetëm dhjetë minuta më vonë, në orën 18:40, shfaqen dy autobusë dhe pak më pas vijnë edhe dy të tjerë, në të cilët hipin të gjithë “këmbësorët”. Sipas dëshmitarëve, asnjëri nga ta nuk ka mbetur, përveç disa personave që ndodheshin në dy makina.

Distanca mes “Shtëpisë Norvegjeze” në Gornji Milanovac dhe tavernës “Shofer” në fshatin Majdan është afërsisht 10 kilometra. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ndertuam aleanca te forta rama kryeministri britanik per here te pare ne tirane 67f7886d26e6a
Story i mëparshëm

“Ndërtuam aleanca të forta”, Rama: Kryeministri britanik për herë të parë në Tiranë

tirana eliminon partizanin 67f7958a118e0
Story i radhës

Tirana eliminon Partizanin

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e hënë 5 maj 2025

Dashi Në aspektin profesional yjet janë në favorin tuaj thuajse gjatë gjithë ditës. Gjithsesi, nuk është e njëjta gjë sa i përket anës suaj sentimentale me njeriun tuaj të dashur. Mos lini
ShkoLartë