Eksperti i sigurisë, Bashkim Selmani komentoi në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania protestat masive në Beograd kundër presidentit Aleksandër Vuçiç.
Sipas tij, duke e njohur natyrën dinake të politikës serbe, nuk përjashtohet mundësia që këto protesta të jetë stisur nga vetë Vuçiç për të përgatitur një rikthim edhe më të fuqishëm.
“Mos është vetë krijuesi i këtyre demonstratave që mund të përfundojnë ose me zgjedhje dhe rikthimin edhe më të fuqishëm të tij? Ata kanë një dinakëri në politikë që nuk e kemi kuptuar se e keqja e Ballkanit është Serbia, që shumë shpesh ka futur në lajthitje edhe BE, edhe SHBA, edhe Rusinë.
Janë materie e pakapshme nga pritet gjithçka. Në këto rrethana opinioni publik dhe politika shqiptare duhet të jetë shumë e bashkuar që të mos bjerë në grackën e këtyre rrethanave”, tha ai.
Burimi: botasot.info