Serbët dhe RTS e pranojnë skandalin para Abdullahut, kërkojnë falje

October 20, 2024
1 minut lexim

Një skandal që mori përmasa padyshim është rasti i vogëlushit boshnjak nga Sanxhaku i shqiptarëve!

Serbët i bëjnë padrejtësi të madhe megjithatë e pranojnë skandalin!

“RTS e pranoi gabimin dhe e korrigjoi padrejtësinë: Abdullah Shehoviq merr njohjen e merituar”, shkruan mediumi nga Sanxhaku “Sanxhak Danas”.

Ky skandal ndodhi më 12 tetor në Leskovc.

“Djali Abdullah Shehoviq nga Novi Pazari fitoi vendin e parë në garën e 500 metrave për nxënës të klasës së parë, nuk u përmend fillimisht gjatë shpalljes zyrtare të fituesit, gjë që shkaktoi shqetësim tek prindërit dhe opinioni i gjerë.

Megjithatë, RTS reagoi shpejt, pranoi gabimin dhe filloi procesin e korrigjimit.

Në raportin e RTS-së, drejtori dhe themeluesi i Kross RTS, Stevan Kovaçeviç, ka pranuar se ka pasur një gabim teknik që ka shkaktuar këtë keqkuptim.

“Gabimi teknik i tavolinës së regjistrimit në Leskovc ka shkaktuar këtë keqkuptim. Menjëherë pas bisedës me kryetarin Nihat Bishevac dhe familjen e të voglit Abdullah, është marrë vesh që djalin ta shpallim sërish fitues”, ka thënë Kovaçeviq.

Prindërit e Abdullah Shehoviqit shprehën mirënjohjen e tyre për pranimin e gabimit dhe presin që situata të korrigjohet plotësisht në mënyrë që djali i tyre të marrë mirënjohjen e merituar dhe një vend në podium.

“Jemi mirënjohës që gabimi është pranuar dhe shpresojmë se do të korrigjohet së shpejti. Abdullahu fitoi me meritë dhe emri i tij duhet përmendur”, kanë thënë prindërit.

Siç ishte paralajmëruar më parë, Stevan Kovaçeviq do të vizitojë personalisht Novi Pazarin më 1 nëntor për t’i kërkuar falje publike Abdullahut dhe familjes së tij. Ai gjithashtu i bëri thirrje redaksive të RTS që të korrigjojnë reportazhin televiziv dhe të përfshijnë informacione të sakta për fituesit në transmetimet e ardhshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Instagram më në fund integron Spotify në aplikacion

Story i radhës

Katër punonjës nga kopshti zoologjik janë nën mbikëqyrje mjekësore, një person do të testohet për gripin e shpendëve pasi ka shfaqur simptoma

Të fundit nga

Barcelona rrezikon dënim të rëndë nga UEFA

Barcelona mund të marrë një dënim të rëndë nga UEFA për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar. Sipas raportimeve të “The Times”, organi mbikëqyrës i UEFA-s për kontrollin financiar të klubeve
sqmken
ShkoLartë