Separatistët pro-rusë nuk tërheqin dënimin me vdekje për tre luftëtarë të huaj

min lexim

Një udhëheqës separatist pro-rusë në lindje të Ukrainës tha të dielën se nuk do të ndryshonte dënimet me vdekje të shqiptuara për dy britanikë dhe një maroken që u zunë robër duke luftuar krah forcave ukrainase.

“Ata erdhën në Ukrainë për të vrarë civilë për para. Kjo është arsyeja pse unë nuk shoh asnjë kusht për ndonjë zbutje apo modifikim të dënimit“, u tha gazetarëve Denis Pushilin, udhëheqësi i rajonit separatist Donetsk, rajon ky në të cilin ata u gjykuan.

Pushilin tha se gjykata “kishte dhënë një dënim krejtësisht të drejtë” për tre luftëtarët e huaj.

Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin britanik Boris Johnson se ka injoruar fatin e tyre dhe se nuk ka kontaktuar me autoritetet separatiste.

Pushilin po fliste në një konferencë shtypi të ndjekur nga agjencia e lajmeve AFP, në Mariupol, kryeqyteti i zonës së shkëputur, si pjesë e një udhëtimi të organizuar nga ministria ruse e mbrojtjes në qytetin ukrainas të shkatërruar nga luftimet, i cili u pushtua nga forcat ruse dhe separatiste në maj.

Të shtunën, zëdhënësi i kryeministrit britanik tha se ai ishte “i tmerruar” nga dënimet me vdekje të shqiptuara ndaj britanikëve Aiden Aslin dhe Shaun Pinner dhe marokenit Brahim Saadun.

“Është e qartë se ata ishin anëtarë të forcave të armatosura ukrainase dhe për këtë arsye janë robër lufte” dhe jo mercenarë siç i akuzojnë autoritetet separatiste në Donetsk, tha zëdhënësi.

Sipas familjeve të Aslin dhe Pinner, dy burrat kanë jetuar në Ukrainë që nga viti 2018.

Të premten, Kombet e Bashkuara shprehën shqetësimin për dënimet me vdekje kundër të burgosurve nga rebelët pro-rusë./REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një super zë nga Aurela me coverin “Melodia”

Story i radhës

(VIDEO) Franca dhe Italia sinkronizojnë qëndrimet për politikat evropiane të zgjerimit

Të fundit nga