Senzacion, polakët rrëzojnë Slloveninë 

min lexim

Kombëtarja polake e basketbollit festoi fitoren e madhe, me rezultat 90:87 (29:26, 29:13, 6:24, 26:24) ndaj Sllovenisë, në kuadër të çerekfinales së Kampionatit Evropian.

Polakët luajtën një pjesë të parë të pabesueshme dhe në fund patën një avantazh prej 19 pikësh (58:39) dhe u duk se do të krijonin një epërsi të thellë.

Megjithatë, çereku i tretë tregoi gjithë cilësinë e sllovenëve. Në atë çerek, sllovenët ngushtuan lejuan vetëm në gjashtë pikë epërsinë e Polonisë, pastaj në vetëm një pikë diferencë (64:63).

Fillimi i çerekut të katërt solli një kthesë të madhe dhe sllovenët kaluan në avantazh, por pavarësisht kësaj, përqindjet e tmerrshme të gjuajtjeve u kushtuan sllovenëve në pjesën e fundit. Po ashtu, tre minuta para fundit të sfidës, Luka Donçiq bëri gabimin e pestë personal.

Polakët triumfuan me rezultat 90:87 dhe kualifikohen në gjysmëfinale.

Polonia fitoi në krahët e Mateusz Ponitka, i cili regjistroi një performancë të shkëlqyeshme me 26 pikë, 14 kërcime dhe dhjetë asistime.

A.J Slaughter shtoi 16 pikë dhe Michal Sokolowski kishte të njëjtin numër pikësh, ndërsa Jaroslaw Zyskowski 14 pikë.

Nga ana tjetër, Luka Donçiq pati një përqindje katastrofike gjuajtjesh nga fusha me vetëm 33%, që mjaftoi për vetëm 14 pikë, ku pati 11 kërcime dhe shtatë asistime.

Individi më efektiv ishte Vlatko Cancar me 21 pikë, ndërsa Goran Dragiç shtoi 17 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kështu duket renditja në secilin grup në Champions League

Story i radhës

Një asociacion me sufiks-prefiksin: “serb”, do të ishte katërçipërisht morbid për shtetin tonë

Të fundit nga