sensacioni i la ligas do ta konsideronte largimin nga klubi aktual vetem per barcelonen 671372a754453

Sensacioni i La Ligas do ta konsideronte largimin nga klubi aktual vetëm për Barcelonën

October 19, 2024
1 minut lexim

Alex Baena ka qenë njëri prej lojtarëve më të dalluar në La Liga gjatë 12 muajve të fundit.

Që nga starti i vitit 2024, ai ka regjistruar 14 asistime, teksa më herët gjatë kësaj jave shënoi golin e dytë për Spanjën.

Për shkak të formës së tij të mirë, Baena rregullisht është lidhur me një largim të mundshëm nga Villarreali, klubi i tij i fëmijërisë.

Atletico Madridi është bërë klubi i fundit që po raportohet se ka një interesim për të dhe po konsiderohet që spanjolli do të jetë objektivi i tyre kryesor verën e ardhshme.

Sidoqoftë, Sport ka raportuar se Baena nuk është i interesuar për një kalim tek Atletico Madridi, ndërsa ai do të refuzonte edhe ofertat nga Liga Premier.

Kjo për shkak se siç shton raporti, Baena do të largohej nga Villarreali vetëm për t’u bërë pjesë e Barcelonës të cilët i konsideron si ‘klubi i ëndrrave’.

Nuk ka asnjë dyshim se Baena është një lojtar fantastik, por me gjasë nuk do të përshtatej tek Barça pasi ata tashmë kanë disa opsione në mesfushë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

hyundai po zhvillon nje bateri te re per automjetet elektrike 671371f4069ed
Story i mëparshëm

Hyundai po zhvillon një bateri të re për automjetet elektrike

filipce rokas rruga europiane duhet te mbetet prioritet cdo vonese eshte nje hap prapa 6713748770b3d
Story i radhës

Filipçe – Rokas: Rruga europiane duhet të mbetet prioritet, çdo vonesë është një hap prapa

Të fundit nga

Përfundon gara e 26 shteteve

Ka përfunduar zyrtarisht konkurrimi në natën finale të ‘Eurovision 2025’. Plot 26 shtete u ngjitën në skenë të përfaqësuar nga këngëtarët e tyre. Kurse, me Shqipërinë që përmbylli me sukses paraqitjen në këtxë

Fshati Poslishtë josh shumë vizitorë

Investimet në disa fshatra të komunës së Prizrenit duket se kanë shtuar interesimin për turizmin rural. Në Poslishtë, Komuna investoi mbi 120 mijë euro në infrastrukturë dhe parkun e fshatit rreth Gurrës.

Sa shpesh duhet ta ndërroni rripin e motorit?

Rripi është një nga elementët më kritikë të motorit sepse mirëmbajtja e tij e dobët mund të shkaktojë dëme të mëdha në automjete dhe për rrjedhojë një kosto tronditëse për pronarin. Sa
ShkoLartë