Senegali pezullon internetin e telefonisë celulare mes tensioneve për arrestimin e liderit të opozitës

July 31, 2023
1 minut lexim

Qeveria e Senegalit ka bërë të ditur se ka pezulluar përkohësisht qasjen e internetit nga telefonat celular për të parandaluar qarkullimin e mesazheve subversive që mund të minojnë rendin publik, transmeton Anadolu.

Ministria e Komunikimit, Telekomunikacionit dhe Ekonomisë Digjitale njoftoi se interneti i telefonisë celulare është “pezulluar përkohësisht” për shkak të “përhapjes së mesazheve subversive dhe të urrejtjes të transmetuara në rrjetet sociale”.

Masa vjen disa ditë pas arrestimit të kreut të opozitës dhe kandidatit presidencial, Ousmane Sonko, i cili gjatë ditës pritet të dalë në gjykatë.

Sonko, i cili u arrestua javën e kaluar, dje njoftoi një grevë urie në paraburgim dhe u bëri thirrje të burgosurve të tjerë politikë të bëjnë të njëjtën gjë.

Ai përballet me akuza të shumta, duke përfshirë për thirrje për kryengritje, shoqata kriminale, rrezikim të sigurisë së shtetit, konspiracion kundër autoritetit të shtetit dhe vjedhje.

Në muajin qershor, qeveria pezulloi qasjen në internet të telefonisë celulare për rreth 48 orë pas protestave vdekjeprurëse për dënimin e Sonko-s.

Sonko në qershor u dënua me dy vjet burg për “korruptim të të rinjve”, gjë që rrezikon ambicien e tij presidenciale.

Dënimi i tij shkaktoi protesta të dhunshme në kryeqytetin Dakar dhe në qytete të tjera, ku 16 persona humbën jetën dhe mbi 350 të tjerë u plagosën.

Javën e kaluar, një kompani e sigurisë kibernetike me bazë në Surfshark të Holandës tha se gjashtë vende afrikane vendosën kufizime të internetit brenda territorit të tyre gjatë gjysmës së parë të vitit 2023. Këto përfshijnë Etiopinë, Guinenë, Mauritaninë, Senegalin, Sudanin dhe Tanzaninë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Maqedonia mbeti përsëri pa transport hekurudhor/ Për shkak të bojkotimit të personelit makinerik dhe ekzekutiv të HM “Transport”

Story i radhës

Shkrumbohet sipërfaqja me barishte në Pogradec, ndërhyn zjarrfikësja

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë