Senatori amerikan, Sanders: Netanyahut nuk i ka mbetur më asnjë arsye të sulmojë palestinezët

min lexim

Senatori amerikan Bernie Sanders tha se kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nuk i ka mbetuar më asnjë arsye për të sulmuar palestinezët pas njoftimit të Izraelit se ka “vrarë ​​liderin e Hamasit, Yahya Sinwar”, transmeton Anadolu.

“Tashmë nuk ka mbetur më asnjë arsye që kryeministri Netanyahu dhe qeveria e tij ekstremiste të vazhdojnë sulmet e tyre kundër popullit palestinez, në të cilën kanë shkaktuar vdekjen e 42 mijë palestinezëve, dy të tretat e të cilëve janë gra, fëmijë dhe të moshuar dhe ku janë plagosur 100 mijë njerëz”, tha Sanders.

Ai theksoi se Izraeli nuk ka më arsye të pengojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës dhe të shkatërrojë vendbanimet, qendrat shëndetësore dhe infrastrukturën në Gaza.

Sanders shtoi se nuk duhet të vazhdojë mbështetja e SHBA-së ndaj “politikave të Netanyahut që shkelin qartazi të drejtën e SHBA-së dhe atë ndërkombëtare”.

“Senati i SHBA-së do të votojë mbi Rezolutat e Përbashkëta të Mosmiratimit (JRD) në takimin e nëntorit”, tha Sanders duke iu referuar projektligjit që ai prezantoi muajin e kaluar për të parandaluar SHBA-në që t’i shesë më shumë se 20 miliardë dollarë armë Izraelit.

Ushtria izraelite njoftoi se Yahya Sinwar ka humbur jetën në një sulm në jug të Gazës.

Ndërsa Hamasi nuk ka dhënë ende deklaratë zyrtare lidhur me pretendimet se Sinwar ka humbur jetën.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Dhimbjet e Barkut – Metodat Natyrale për Shërimin e Shpejtë

Story i radhës

Motrat Berisha dhunuan me grushte dhe shishe qelqi Klea Prengën, Antonela paraqitet në Gjykatë për t’u njohur me rivlerësimin e masës

Të fundit nga