semuren kandidatet e partive te vogla japin doreheqjen 7 prej tyre 67e44e97717f0

“Sëmuren” kandidatët e partive të vogla, japin dorëheqjen 7 prej tyre

March 26, 2025
1 minut lexim

Shtatë kandidatë për deputetë të partive të vogla kanë dorëzuar dorëheqjen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve duke u tërhequr nga gara për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Në dokumentet e depozituara në KQZ, kandidatët kanë paraqitur si shkak për dorëheqjen arsyet shëndetësore, ndërsa një kandidat i Partisë “Mundësia” të Agron Shehajt nuk pranon të ndërprisë punën e tij si mësues, gjatë periudhës zgjedhore.

Kandidatët e tjerë që janë dorëhequr janë 3 të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit, një në Kukës e një në Berat, dy të Partisë Social Demokrate të Tom Doshit në Berat dhe në Durrës dhe një i ADR së Edmond Stojkut në Korçë.

Kandidatët që kanë dorëzuar dorëheqjen në KQZ

1- Averdi Syla,- “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, Kukës – arsye shëndetësore

2- Hyda Kuci, – PSD Berat – arsye shëndetësore

3- Joan Sotir, – “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, Korçë,- arsye shëndetësore

4- Daniela Alite – PSD Durrës – arsye shëndetësore

5- Xhilda Boçari, – “Lëvizja Bashkë” Korçë – arsye shëndetësore

6- Fadil Bekaj, – Partia Mundësia, Fier – mësues

7- Edi Piring e ADR, Korçë – arsye familjare

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kontrollet rrisin per 1 mije per qind shitjen e aparateve kunder zjarrit 67e4493810488
Story i mëparshëm

“Kontrollet” rrisin për 1 mijë për qind shitjen e aparateve kundër zjarrit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë