Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Semi Jaupaj ka ardhur me një projekt të ri muzikor.
Kënga më e re nga Semi mban titullin “Nah” dhe u kompletua edhe nga ana vizuale.
Producent i këngës është Fatjon Miftari me tekst dhe muzikë nga Lira.
Projekti erdhi me miksim dhe masterizim nga Johan Bejerholm teksa puna për realizimin e klipit kiu besua produksionit ‘Imagine’.
Semi dukej e mahnitshme në skenat e videoklipit, i cili tashmë gjendet i publikuar në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e saj.
Kujtojmë që pas përfundimit të Big Brother VIP ku Semi mori pjesë ajo ka lansuar disa projekte të suksesshme në mesin e tyre këngën “Mos u kthe” që u kthye në një hit të madh.