U premtua se deri në fund të muajt qershor do të filloj puna për vendosjen e semaforëve në bulevardin “Bllagoja Toska” te udhëkryqi me spitalin e Tetovës, por edhe pse kanë kaluar 15 ditë, në këtë bulevard akoma nuk kanë filluar punët. Nga komuna e Tetovës në atë kohë thanë se fillimi i punimeve është vetëm çështje ditësh.
“Procedura e tenderimit që ndodhet te Bllagoja Toska ka përfunduar. Është përzgjedhur kompani që do e realizojë këtë është elektrosoft ku javën që kaloi ka pasur një takim ku është vendosur që në fund të muajt të fillohet me punime dhe ajo është një procedurë që merr kohë pesë gjashtë muaj. Për atë është i vetmi në RMV që i realizon këto projekte andej besojmë se është vetëm çështje ditësh ku do të fillohet me punime në bulevardin Bllagoja Toska”, tha Besarta Ramadani – zëdhënëse e Komunës së Tetovës (18 qershor 2024).
Edhe tani e thonw të njejtën gjë, se puna për vendosjen e semaforëve është çështje ditësh.
“Këtë javë do të filloj parapërgatitje për vendosjen e shtyllave dhe besoj se shumë shpejtë do të vendosen edhe semaforët. Kur më saktë ? Besoj se shumë shpjet brenda dy ose tre javësh do jenë të realizuara”, theksoi zëdhënsja e Komunës së Tetovës, Besarta Ramadani.
Për pesë muaj në këtë pjesë të bulevardit janë regjistruar 24 aksidente, ndërsa 19 persona kanë përfunduar me lëndime.
Burimi: tv21