Volejbollistja e talentuar, Selvije Bahtiri, ka ndërruar mjedis duke iu bashkuar kampiones së Kosovës, Dritës së Gjiani.
Selvija është paraqitur për Llapin e Podujevës, por oferta e Dritës e bindi që në edicionin e ri të luajë për kampionen.
Drita ka bërë të ditur se ka firmosur për tre vite me lojtaren.
“Një ndër lojtaret më të talentuara të Kosovës i bashkohet Dritës.
Selvie Bahtiri e cila tani është 18 – vjeçare firmos për 3 vitet e ardhshme me KV Drita.
Selvija karrierën si lojtare e filloj te KV Llapi nga Podujeva në moshën 15 – vjeçare, ku shumë shpejt tregoj talentin e saj dhe mori vëmendjen e shumë trajnerëve.
Selvija vitin që lamë mbas udhëhoqi KV Llapin drejt pozitës së 1-rë ne Ligën e 1-rë, duke qenë gjithmonë lidere dhe një ndër më meritoret e suksesit te KV Llapi.
Selvija talentin e saj e tregoj edhe në Kombëtaren e Kosovës U-19 në kualifikime për Kampionatin Evropian duke qenë një nga të ftuarat e pa konkurrencë ne pozitën e vet dhe gjithmonë faktore dhe titullare në ndeshjet e Kosovës U-19.
Vitet e ardhshme Selvije Bahtiri do të pjesë e projektit të KV Drita rreth ndërtimit të një ekipi që do synojë fitore edhe garat Evropiane”, njofton KVF Drita.