selvija mban premtimin lansohet kenga qe shpati sarriti ta publikonte 6a36d43e4449c

Selvija mban premtimin, lansohet kënga që Shpati s’arriti ta publikonte

June 20, 2026
1 minut lexim

Ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë Selvija, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, tashmë është lansuar projekti i tij më i ri muzikor.

Kjo këngë vjen si pjesë e premtimit të saj për të sjellë në dritë krijimet që Shpati i la përgjysmë dhe nuk arriti t’i publikonte sa ishte gjallë.

“Nana” është publikuar zyrtarisht në kanalin YouTube.

Kënga ka prekur menjëherë zemrat e fansave, duke sjellë sërish zërin e artistit që u nda herët nga jeta.

Ajo që e bën akoma më emocionues këtë lançim është videoklipi i realizuar. Përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale, është mundësuar një video ku Shpati shfaqet me krahë engjëlli pranë nënës së tij, duke krijuar një imazh mjaft prekës.

Ky projekt pritet të jetë vetëm një nga krijimet e shumta që Selvija ka planifikuar të ndajë me publikun, për të mbajtur gjallë trashëgiminë muzikore dhe kujtimin e artistit të dashur për publikun shqiptar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shba i pergjigjet iranit per hormuzin rritet transporti tregtar ne ngushtice bie pretendimi per mbyllje 6a36d37240a53
Lajmi i mëparshëm

​SHBA i përgjigjet Iranit për Hormuzin: Rritet transporti tregtar në Ngushticë, bie pretendimi për mbyllje

kasami nga dibra po shihet transformimi i qytetit dhe puna e perkushtuar e fisnik meles 6a36d6e0ec3c9
Lajmi i radhës

Kasami nga Dibra: Po shihet transformimi i qytetit dhe puna e përkushtuar e Fisnik Melës

Të fundit nga

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur në bypass-in e Fierit, në rrugën Levan–Mbrostar, pranë vendit të quajtur “Spitali Memorial”. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen “ ka humbur kontrollin e
ShkoLartë