shba i pergjigjet iranit per hormuzin rritet transporti tregtar ne ngushtice bie pretendimi per mbyllje 6a36d37240a53

​SHBA i përgjigjet Iranit për Hormuzin: Rritet transporti tregtar në Ngushticë, bie pretendimi për mbyllje

June 20, 2026
1 minut lexim

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) ka njoftuar se transporti tregtar përmes Ngushticës së Hormuzit është rritur, duke hedhur poshtë në mënyrë indirekte pretendimet e Iranit se kjo rrugë strategjike detare ishte mbyllur.

Në deklaratën e saj, CENTCOM thekson se lundrimi në këtë korridor ndërkombëtar ka vazhduar normalisht, me 55 anije tregtare që kanë kaluar sot përmes Ngushticës, duke transportuar sasi të mëdha mallrash dhe mbi 17 milionë fuçi nafte drejt tregjeve ndërkombëtare.

Komanda amerikane shton se forcat e Shteteve të Bashkuara mbeten “të pranishme dhe në gatishmëri” për të garantuar sigurinë e lundrimit dhe respektimin e marrëveshjeve përkatëse në rajon.

Njoftimi i CENTCOM erdhi menjëherë pas deklaratave të Iranit, i cili pretendoi mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke e justifikuar këtë me atë që e cilëson si “veprime kriminale” të Izraelit në Liban dhe shkelje të armëpushimeve nga Shtetet e Bashkuara.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga rrugët më strategjike të energjisë në botë, pasi përmes saj kalon një pjesë e madhe e eksporteve globale të naftës, duke e bërë çdo tension në zonë me ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

aksident ne fier plagoset drejtuesi i mjetit 6a36d30fdbf75
Lajmi i mëparshëm

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

selvija mban premtimin lansohet kenga qe shpati sarriti ta publikonte 6a36d43e4449c
Lajmi i radhës

Selvija mban premtimin, lansohet kënga që Shpati s’arriti ta publikonte

Të fundit nga

ShkoLartë