selmani vmro i frikeson qytetaret nuk e di se rrezikojme te behemi shtet i pensionisteve e kane patjeter ti votojne ndryshimet kushtetuese 64e33520e80e2

Selmani: VMRO i frikëson qytetarët, nuk e di se rrezikojmë të bëhemi shtet i pensionistëve! E kanë patjetër t’i votojnë ndryshimet kushtetuese

August 21, 2023
1 minut lexim

Nuk e kanë qaren pa i votuar, e pamë situatën me Greqinë, e njëjta është…shumë e ngjashme, këtë e tha sot ish zv/kryeministri Imer Selmani në “Summer Click” në TV21 në pyetjen nëse VMRO-DPMNE do të mund të iu ikë ndryshimeve kushtetuese për futjen e bullgarëve në Preambulë, në rast se vjen në pushtet. Selmani thotë se VMOR-ja po i frikëson njerëzit me idenë për humbjen e identitetit, ndërsa nuk e e ka të qartë se nëse nuk bëhet ky kompromis, sipas Selmanit, vendi do të mbetet pa rini.

“Ata janë të vetëdijshëm se çfarë duhet të bëjnë, tani kur një popull për çështje elektorale, për çështje të votave e ushqen, e informon me informata se ne e humbim etninë, humbim krenarinë, humbin historinë, humbim të ardhmen, humbim të kaluarën, tani frikësohen ato me këta humbje, në të vërtet ata kanë frikë dhe nuk e japin përkrahjen për ndryshim, mirëpo ata nuk janë të vetëdijshëm se nëse nuk bëjnë kompromis sot, do të humbin më të vlefshmen nesër, do ikin njerëzit, nuk do të rrinë këtu, thjesht do të bëhemi shtet i pensionistëve të cilin nuk do të ketë kush ta ushqejë”, theksoi Selmani.

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

gjykata refuzon kerkesen e fredi belerit krybashkiaku i zgjedhur i himares mbetet ne burg 64e32cadcf9a4
Story i mëparshëm

Gjykata refuzon kërkesën e Fredi Belerit, krybashkiaku i zgjedhur i Himarës mbetet në burg

kreu i obsh se ndryshimi klimatik nuk eshte nje kercenim i larget 64e3364a1285d
Story i radhës

Kreu i OBSH-së: Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë