Selmani shënon në fitoren e Hapoel Beer Shevas

1 minut lexim

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani, ka shkëlqyer në fitoren që skuadra e tij Hapoel Beer Sheva e ka arritur ndaj Hapoel Tel Avivit, me rezultat 3:2, në kampionatin izraelit.

Selmani ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij, derisa ka asistuar tek goli i tretë, në ndeshjen e javës së katërt.

Ai luajti titullar në këtë ndeshje, pasi në dy të kaluarat kishte qëndruar në bankën rezervë.

Për Selmanin ky është goli i dytë në fanellën e skuadrës izraelite, pasi golin e parë e kishte realizuar muajin e kaluar kundër Luganos, në ndeshjen e UEFA Conference League.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rregullat e rrepta që duhet të ndjekin liderët botërorë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

Story i radhës

Një femër mendon 17 herë brenda vitit ta lërë punën

Të fundit nga