Selmani: Mendoj se nuk është problem hapja e Kushtetutës, por kam frikë se nuk është e vetmja kërkesë e Bullgarisë

1 minut lexim

Analisti Imer Selmani sonte i ftuar në emisionin Click Plus në TV21 ka komentuar kërkesat e Bullgarisë ndaj Maqedonisë. Ai fillimisht tha se askush nuk e di se çfarë kërkojnë bullgarët për të hequr veton ndaj Maqedonisë.

Selmani e komentoi hapjen e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve në të, se nuk është problem, por i frikësohet ndonjë kërkese tjetër.

“Kushtetuta jonë është e hapur, ne jemi një shtet multietnik dhe mendoj se nuk do të ishte problem për të përmbushur këtë kërkesë të Bullgarisë. Por kam frikë se kjo nuk është kërkesa e vetme e Bullgarisë për heqjen e vetos”, ka komentuar Selmani.

Story i mëparshëm

​Dodik njoftoi se do të takohet me Putinin të premten

Story i radhës

Mediumi i njohur italian zbulon detajet

Të fundit nga