Selmani: Hyrja e ASH-së në Qeveri, thikë me dy teha

November 23, 2022
1 minut lexim

Analisti politik, Imer Selmani, në një intervistë për TV21 tha se futja e Aleancës për Shqiptarët në qeveri mund të jetë thikë me dy presa për këtë parti, sepse nga një anë ajo do të kontribuonte në avancimin e integrimeve, ndërsa nga ana tjetër, duke qenë se është viti i fundit i mandatit të qeverisë, do të rrezikonte shumë me elektoratin e saj.

“Kemi të bëjmë me rrethana shumë specifike me të cilat ballafaqohet vendi ynë. Aleanca është çelësi për inkuadrimin e plotë të vendit në BE, ku hapi i radhës janë ndryshimet kushtetuese. Mazhoranca për momentin nuk i ka numrat e duhur për ndryshimet kushtetuese, është shumë normale të vendoset në tryezë edhe futja e ASH-së në Qeveri. Por kjo i takon vet Aleancës të vendosë, sepse nga një anë do të japë kontributin e vet në qeveri, nga ana tjetër kjo qeveri është në vitin e fundit të mandatit dhe Aleanca duhet të marrë parasysh rrezikun që e merr Aleanca dhe kjo do të jetë thikë me dy teh për të.”- tha Selmani.

Burimi:________

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një tjetër kamion “fundoset” në shatërvanin e sheshit të Shkupit

Story i radhës

A do të shpallet gjendje emergjente pas vërshimeve në Pejë?

Të fundit nga

ShkoLartë