Deputeti nga radhët e “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, Driton Selmanaj e ka komentuar bisedën e fundit mes Mimoza Kusari-Lilës, shefes së GP-së të VV-së dhe Milan Radojiçiqin, kriminelit serb.
Selmanaj ka kritikuar ashpër pushtetin aktual për bashkëpunimin me Radojiçiqin.
Ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta ftojnë sa më shpejt Kusari-Lilën për të dhënë përgjigje lidhur me këtë çështje.
“Në krye të institucioneve i kemi një kastë politikanësh jo vetëm mashtrues, por edhe gënjeshtar. Kusari-Lila duhet të ftohët urgjent nga organet e drejtësisë për të dhënë përgjigje se kur ka ndodhë kjo dhe pse me një kriminel. Këto përgjime po e demaskojnë mashtrimin dhe logjikën primitive qe e kanë instaluar VV”, u shpreh Selmanaj.
Tutje, Selmanaj thotë se koordinimi me një kriminel është i papranueshme.
Deputeti i LDK-së deklaroi se Qeveria ‘Kurti përmes mashtrimeve kanë fituar vota.
“Kjo po e konfirmon që VV ka qenë në lidhje të vazhdueshme me Listën Serbe dhe Radojiçiqin dhe janë koordinuar për çdo temë që kanë pasur nevojë. Kjo është e papranueshme, se këta janë koordinuar me një kriminel. VV e kanë mohuar se kanë qenë në komunikim dhe lidhje të vazhdueshme me ta, që përmes mashtrimit marrin vota”, deklaroi Selmanaj.
BURIMI: Bota Sot