Selmanaj: Kurti qe katër vjet ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin e Kosovës

September 19, 2024
1 minut lexim

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka komentuar marrëveshjen e ShBA-së me Serbinë për energjinë.

Duke i përmendur edhe marrëveshjet tjera të Serbisë me vendet e BE-së, ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryeministri Kurti për këto 4 vite ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin e Kosovës.

“Serbia sonte nënshkruan marrëveshje me SHBA-të për energjinë; Me Gjermaninë dhe BE-në nënshkruan marrëveshje për Litiumin; Me Francën nënshkruan marrëveshjen për blerjen e aeroplanëve në vlerën prej 2.5 miliard euro.

E Kosova? Qe 451 ditë nën sanksione nga BE dhe me raporte të ngrira me SHBA. Albin Kurti, për këto 4 vite pa fije dyshimi ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin që e qeverisë vet!”, ka shkruar Selmanaj.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Getinjo publikon foto me Mozzik-un: “I kemi mbijetuar shumë kurtheve, shumë dashakeqi …”

Story i radhës

“Ka pasur vështirësi në frymëmarrje dhe…”/ Gazetarja rrëfen momentet e fundit të Gerti Bogdanit

Të fundit nga

Conte: Napoli kryeson Serie A, por duhet…

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka vlerësuar progresin e skuadrës së tij këtë sezon, por ka paralajmëruar se rruga përpara është ende e gjatë. Pavarësisht se Napoli kryeson tabelën e Serie A,
ShkoLartë