Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka shkruar se një numrit të bashkatdhetarëve, edhe pas një muaji nuk po i njihet e drejta për të votuar.
“Po e vërej reagimin e shumë bashkatdhetarëve të cilët kanë aplikuar që të votojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit, por fatkeqësisht edhe pas një muaji atyre nuk po i njihet e drejta për të votuar.
Edhe pse kanë aplikuar përgjigja që po e marrin është:
“I nderuar, ne nuk kemi pranuar kërkesë nga ana e juaj…”, ka shkruar Selmanaj.
Sipas deputetit, bashkatdhetarët kësisoj po seleksionohen në baza partiake.
“Kjo papërgjegjësi ndaj bashkëatdhetarëve është e papranueshme dhe e patolerueshme. Bashkatdhetarët kanë të drejtë të votojnë dhe asesi të seleksionohen dhe injorohen në baza partiake. Ky diskriminim nuk guxon të ndodhë dhe nuk do të kalojë në heshtje”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.
Tutje ai thotë se duhet reagimi urgjent i KQZ-së për këtë çështje.
“E drejta për të votuar, është kategori kushtetuese dhe si e tillë duhet të garantohet me domosdoshmëri!”, shton tutje Selmanaj.
Burimi: botasot.info