selma blair perlotet pas vdekjes se hayden panettiere mos shko te lutem 6a82dabbb7ce9

Selma Blair përlotet pas vdekjes së Hayden Panettiere: Mos shko, të lutem

August 17, 2026
1 minut lexim

Vdekja e papritur e aktores Hayden Panettiere në moshën 36-vjeçare ka tronditur Hollywood-in, ndërsa një nga reagimet më prekëse ka ardhur nga aktorja Selma Blair, mike e saj e afërt.

Blair, 54 vjeç, iu drejtua Panettiere në postimin e fundit të saj në Instagram, të publikuar më 27 korrik.

Në komentet e saj, aktorja shkroi e tronditur: “Të dua. Të lutem, mos u largo. Mos u largo”.

Vetëm pak minuta më vonë, Blair la një tjetër mesazh emocional: “Nuk po e përballoj dot. Të lutem, qëndro këtu”.

Më pas ajo shkroi edhe: “Të dua, mikesha ime e dashur”, duke shprehur publikisht dhimbjen e madhe për humbjen e shoqes së saj, shkruan DailyMail.

Edhe miq dhe kolegë të tjerë të Panettiere kanë nisur të ndajnë homazhe në rrjetet sociale.

Regjisori dhe miku i saj Randall Slavin ripostoi fotografinë e fundit të aktores dhe shkroi: “U prehsh në paqe, H”, shoqëruar me një zemër.

Ndërkohë, rrethanat e vdekjes së Panettiere mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë konfirmuar se policia iu përgjigj një incidenti që përfshinte aktoren dhe se hetimet janë në vazhdim.

Përfaqësuesi i saj e përshkroi Hayden si “një dritë të jashtëzakonshme” dhe një njeri që u solli dashuri dhe gëzim të madh të gjithë atyre që e njihnin.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba ja paralajmeron izolim te paprecedente ekonomik te iranit cfare mund te nenkuptoje kjo 6a82d9f237ab2
Lajmi i mëparshëm

SHBA-ja paralajmëron izolim “të paprecedentë” ekonomik të Iranit – çfarë mund të nënkuptojë kjo?

qyteti i shkupit neser do te behet sperkatje kunder mushkonjave 6a82dd6291878
Lajmi i radhës

Qyteti i Shkupit: Nesër do të bëhet spërkatje kundër mushkonjave

Të fundit nga

ShkoLartë