selin bollati per gimbon kemi nje marredhenie shume te shendetshme 6a6b1fbbe09fe

Selin Bollati për Gimbon: Kemi një marrëdhënie shumë të shëndetshme

July 30, 2026
1 minut lexim

Selin Bollati ka folur hapur për marrëdhënien e saj me DJ Gimbon, me të cilin nisi romancën gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania 5.

E ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ajo tregoi se lidhja e tyre është ndërtuar mbi mirëkuptimin dhe nuk i ngjan marrëdhënieve tipike të brezit të tyre.

“Ne të dy nuk e kemi trajtuar kurrë marrëdhënien si dy të dashur në kuptimin klasik. Për fatin tonë të mirë, gëzojmë një marrëdhënie shumë të shëndetshme. E kemi thënë edhe më parë, edhe pse është keqinterpretuar nga publiku“, u shpreh Selin.

Ajo shtoi se mënyra se si e kanë ndërtuar lidhjen i dallon nga bashkëmoshatarët e tyre.

“Ne nuk i përkasim gjeneratës sonë për mënyrën se si e kemi ndërtuar marrëdhënien, sepse gjenerata jonë është shumë e komplikuar, sidomos kur bëhet fjalë për lidhjet në çift. Por ne jemi mirë”, tha ajo.

Duke folur për bashkëjetesën, Selini e komentoi me humor partnerin e saj, duke thënë se deri më tani gjithçka po shkon mirë, megjithëse pranoi se DJ Gimbo nuk është natyrë shumë korrekte në përditshmëri.

Çifti tani është në çdo paraqitje bashkë, e në përkrahje të njëri-tjetrit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si bomba atomike evropa perballet me megazjarret franca dhe spanja nen pushtetin e flakeve 6a6b1ef184cd7
Lajmi i mëparshëm

“Si bomba atomike”/ Evropa përballet me megazjarret, Franca dhe Spanja nën pushtetin e flakëve

klekovski nuk dua te jap afate per ujin e pijshem ne gostivar 6a6b2264d6555
Lajmi i radhës

Klekovski: Nuk dua të jap afate për ujin e pijshëm në Gostivar

Të fundit nga

ShkoLartë