Selimi largohet nga Dinamo, i bashkohet Tefik Çangës

1 minut lexim

Futbollisti Lindon Selimi i bashkohet skuadrës së Ligës së Dytë të Kosovës, Tefik Çangës nga Tërni.

Selimi largohet nga Dinamo e Ferizajt dhe firmos me Tefik Çangën, klub që ka synime të mëdha në edicionin e ri. 

“Jemi shumë të lumtur të ju informojmë se kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me njërin ndër mesfushorët më të spikatur i cili edhe përkundër shumë ofertave që kishte i besoi projektit tonë. 

23 vjeçari shquhet për shpirtin e tij luftarak, angazhimin dhe forcën që ka, po ashtu njihet edhe si motori i secilës skuadër ku ai ka luajtur.

Përforcimi ynë i ri vjen nga Dinamo dhe me përvojën e madhe që sjellë nga Liga e Parë do ta ndihmojë skuadrën tonë në arritjen e synimeve të përbashkëta”, njofton KF Tefik Çanga.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Rifillon dezinsektimi hapësinor në Prishtinë

Story i radhës

Jamie Foxx flet për herë të parë për sëmundjen që për pak sa nuk i kushtoi me jetë: Gjithçka filloi me një dhimbje koke

Të fundit nga