Selimi: BDI-ja ka arritur në një situatë “tërhiqe mos e këput”, të dyja palëve u intereson që konflikti të mbetet i ngrirë

Analisti Selim Seferi i ftuar sonte në emisionin Click Plus, tha se situata e krijuar brenda BDI-së ka arritur në një gjendje “tërhiqe mos e këput”, ku të dyja palëve u intereson që konflikti të mbetet i ngrirë. Sipas Selimit ka një kërkesë nga Këshilli Mbikëqyrës i BDI-së që të gjithë anëtarët e “Grupit të zjarrit” të shkarkohen nga pozitat partiake, por nuk është proceduar për ekzekutimin e kësaj kërkese.
“BDI-ja ka arritur në një situatë “tërhiqe mos e këput”, ku të dyja palëve u intereson që konflikti të mbetet i ngrirë dhe të mos eskalojë, ku asnjëra prej palëve nuk marrin hapin e radhës. Nëse do të shkohej më tutje, hapi i parë do të ishte shkarimi i “Grupit të zjarrit” nga të gjith funksionet e partisë. Ka një farë romantizimi të idesë se Ali Ahemti nuk përjashton asnjë, ai nuk shkarkon asnjë, por të bën të pamundur qëndrimin brenda saj. Jo formalisht Këshilli Mbikqyrës ka dhënë propozim që këta persona të shkarkohen, por kjo kërkesë nuk është proceduar.”- tha Selimi.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Prova të rreme në Prokurori, Barcelona kërkon dorëheqjen e Tebas

Story i radhës

Kërkohet ndalimi i përdorimit të TikTok-ut në institucionet publike në Shqipëri

Të fundit nga