KORUBIN: HESHTJA E MAQEDONASVE ‘NJË KËRCËNIM PËR STABILITETIN E SHTETIT’
Analisti politik Sefer Selmi thotë se vendimi I Gjykatës Kushtetuese mund të dëmtojë mekanizmat ekzistues që mbrojnë interesat e etnive më të vogla, duke sjellë në dyshim funksionin e ballancuesit, i cili ka kontribuar në rritjen e përqindjes së shqiptarëve në institucione. Ai thotë se Ballancuesi kishte nevojë vetëm për riformatim, për të mbyllur haspirat që lejojnë keqpërdorimin e tyre, përndryshe sipas tij, rrezikohemi të kthehemi në një situatë të pasigurt.
“Pra, ky mekanizëm I mbron edhe maqedonasit në vendet ku janë pakicë, pra në gjysëm e maqedonisë I mbron edhe maqedonasit nga diskriminimi që mund të ndodh në baza etnike dhe si vendim kthen proceset që duhej të kishin qenë të mbaruara, I kthen 20 vite mbrapa. Ne do të rikthehemi të bisedojmë për cështje që duheshin të ishin të tejkaluara. Natyrisht që ballansuesi është sjell nga vitet 2012/13 me mbështetje nga BE dhe si I tillë ka nëvojë për riformim ka nevojë për ti mbyllër të gjitha ato vrimat të cilat lejonin që ky mekanizëm të keqpërdoret, jo vetëm nga maqëdonasit por edhe nga shqiptarët” – tha Sefer Selimi.
Selimi paralajmëron se heqja e këtij mekanizmi pa një zëvendësim më të mirë, mund të sjellë një rikthim në pikën zero për përfaqësimin etnik në vend.
“Ka hapsirë për tu përmirësuar, ka hapsirë për tu përditsuar si mekanizëm që duhet të ju shërbej qytetarëve por asesi nuk duhet të aprovuar apo hequr nga përdorimi, pa sjellur një mekanizëm tjetër që do të jetë më e mirë. Ne nuk jemi të sigurt që do të kemi një mekanizëm më të mirë të ri, qoftë ajo në ligj I cili gjithashtu duhet të ketë një mekanizëm I cili do të duhet që ligji implementohet. Ne do të kthehemi në pikën zero” – tha Selimi.
Ndërkaq, ish-deputetja Nikica Korubin, në një postim në Facebook, thekson se vendimi Gjykatës Kushtetuese shkel thelbin e Kushtetutës dhe rrezikon stabilitetin e shtetit. Sipas saj, më tronditëse ështe fakti se nuk kemi parë ndonjë reagim nga pala mqedonase, ekspert ose organizata joqeveritare.
“Dhe, nëse për BDI-në ky është një “vendim tronditës”, më tronditëse është heshtja e opinionit etnik maqedonas: nga partitë, përmes ekspertëve (sidomos atyre juridikë), analistëve, gazetarëve, OJQ-ve, profesorëve dhe akademikëve. Ajo tregon vetëm shkallën e keqkuptimit apo refuzimit për t’u përballur me shovinizmin e vet, që çoi në vetë Marrëveshjen e Ohrit. Në një mënyrë shumë të vështirë dhe të dhimbshme, për të gjithë pa përjashtim. Prandaj, kjo heshtje tani, për një vendim serioz politik dhe jo vetëm juridik, po luan rrezikshëm me thelbin kompleks mbi të cilin mbështetet shoqëria dhe shteti. Funksionaliteti dhe siguria e tij” – tha Nikica Korubin.
Korubin,paralajmëron se kjo situatë është një goditje për funksionalitetin e shtetit dhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë. /tvklan.mk/
Burimi: TV KLAN