Selena Gomez duket se po kalonte kohën më të mirë, teksa shfaqi figurën e saj të lakmueshme me një rroba banje të zezë dhe shijojë një ditë me diell në Positano të Italisë, me producentin e filmit Andrea Iervolino.
Aktorja amerikane, 30 vjeçe, u pa në kuvertën e jahtit, duke shijuar një notim të shpejtë në det dhe një xhiro argëtuese me grupin e saj të miqve gjatë ditës së mbushur plot argëtim.
Dhe ajo u pa duke biseduar dhe duke flirtuar me producentin italian Andrea, ndërsa ai ia mbante duart dhe e ndihmoi të hynte në oqean për të notuar, shkruan DailyMail.
Selena Gomez dhe Andrea Iervolino
Selena punoi me regjisorin, 34 vjeç, për filmin e vitit 2016, “In Dubious Battle” dhe në vitin 2019, ajo u pa duke u shoqëruar me të në Itali gjatë një udhëtimi për ditëlindje, përpara se të shiheshin sërish bashkë vitin e kaluar.
Në udhëtimin me jaht, Selena dukej sensacionale me bikini njëpjesëshe me rripa që tregonte figurën e saj të pabesueshme ndërkohë që shfaqi bukurinë e saj me fytyrë të freskët teksa doli pa make-up.
Selena Gomez dhe Andrea Iervolino
Ylli i “The Only Murders In The Building” dukej se ishte në humor, ndërsa ajo u pa e buzëqeshur gjatë ditës së saj.
Ajo u pa duke bërë banja dielli në kuvertën e jahtit luksoz dhe duke biseduar me Andrean, i cili kishte veshur pantallona të shkurtra të bardha dhe një bluzë jeshile.
Më vonë ai doli pa këmishë, ndërsa dyshja dukeshin më afër se kurrë, teksa po freskoheshin duke hyrë herë pas here në deti.
Selena Gomez dhe Andrea Iervolino
Dyshja u panë gjithashtu të veshur me jelek shpëtimi më vonë gjatë ditës, teksa u bashkuan me disa nga shokët e tyre të tjerë për një xhiro me ski jet.
Andrea është më i njohur për filmin “Hope Lost” të vitit 2015 dhe “Beyond The Sun” të vitit 2017.
Dhe në vitin 2019 ajo ishte me regjisorin kur shijoi ditëlindjen e saj të 27-të me një udhëtim në Itali, ndërsa dyshja u panë së bashku edhe në Los Angeles vitin e kaluar teksa kaluan kohë së bashku në një udhëtim me jaht më 4 korrik.
Këngëtarja Selena nuk ka qenë në një lidhje publike që kur u nda nga Justin Bieber në vitin 2018 pas një ribashkimi të shkurtër.
Justin ndërkohë u martua me modelen Hailey Baldwin në një gjykatë përpara se të zyrtarizonin martesën e tyre me një ceremoni mes familjarëve dhe miqve.