Selena Gomez ka shfaqur pamjen e saj të mahnitshme me një fustan ngjyrë portokalli, teksa ka postuar në rrjete sociale një sërë fotografish.
Ylli i Hollywoodit shkëlqeu me një fustan me model pa rripa që ia theksonte linjat e trupit, shkruan Daily Star.
Krijuesja e hitit “The Heart Wants What It Wants” tregoi aftësitë e saj duke pozuar para një muri të bardhë.
Postimit në fjalë nuk i kishte vënë asnjë titull, por kjo nuk i ndaloi ndjekësit të linin komente nga më të ndryshmet.
“Ti je personazhi më seksi i Hollywoodit”, shkroi një ndjekës. “Dukesh për mrekulli si gjithmonë vajzë”, vazhdoi tjetri.
Një i tretë theksoi: “Kam dashurinë më të madhe për ty”.
Selena në disa raste është kritikuar nga fansat për përdorimin e filtrave dhe ‘photoshop’-it krahas imazheve që ka publikuar në Instagram.
Ajo vetëm në këtë numëron 427 milionë ndjekës dhe renditet si personazhi i tretë me më së shumti, pas Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.