Selektori i Spanjës: Këto lojtarë janë shembull vlerash për kombin spanjoll

min lexim

Luis De la Fuente, trajneri i Spanjës, e ka komentuar kështu suksesin ndaj Gjermanisë, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e “Euro 2024”.

Përshtypjet e ndeshjes: “Sot ishte një ndeshje tifozësh. Duke u përkushtuar dhe punuar si ekip, ju merrni rezultate”.

Lojtarët që do të mungojnë në gjysmëfinale: “Secili nga 26 lojtarët është gati. Secili ka rolin e tij në kohën e duhur. Jam shumë krenar për këta lojtarë. Do të përpiqemi të kemi numrin më të madh të forcave në dispozicion”.

Ndryshimi i qëndrimit në kohën shtesë: “Goli ishte një goditje e fortë. Efekti psikologjik ishte po ashtu i fortë. Duhen disa minuta për t’u kthyer në normalitet. Me kalimin e minutave treguam se mund të luanim sërish si më parë. Deri në golin e madh të Mikel Merino vazhduam të insistojmë. Unë dua ta përmirësoj këtë grup lojtarësh”.

Për lidhjen që ekipi ka me tifozët: “Nuk ka asgjë më krenare se të përfaqësosh vendin tënd dhe ta kesh popullin me vete.

Këta lojtarë janë shembull vlerash për Spanjën. Emocioni përhapet te njerëzit.

Nuk e di se çfarë do të bëjmë akoma, por gjithmonë do ta mbajmë kokën lart, do ta ngjisim Spanjën në vendin që meriton”.

Mbi dëmtimin e Pedrit: “Ai po vuante. Mendoj se ishte një ndërhyrje për të kuqe (faulli i Kroos ndaj Pedrit). Qoftë brenda apo jashtë fushës, ai do të vazhdojë të kontribuojë. Kur luan shumë, në këtë pikë, duhet t’i përdorësh të gjitha armët.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Biden në fushatë: “Unë jam duke kandiduar dhe do të fitoj përsëri”

Story i radhës

A ka ndonjë lidhje mes vrapit dhe seksit? Përgjigjja mund të të surprizojë!

Të fundit nga