Një pyetje mbi deklaratën e Cikalleshit, që tha se është gati të largohet, ngacmoi jo pak trajnerin Edi Reja, që nuk ngurroi të thumbojë edhe sulmuesit e tij, teksa me shifra shpjegoi se lojtarët e tij nuk arritën të shënojnë.
Cikalleshi tha se është gati të largohet i pari, nëse kjo shërben për t’u përmirësuar Shqipëria.
Nga ju nuk e dëgjuam diçka të tillë….
Unë nuk kam asnjë keqardhje, pasi kam bërë një punë të mirë dhe jam munduar të ndihmoj skuadrën.
Nuk jam unë problemi i Shqipërisë, pasi po të ishte kështu, presidenti do të ma kishte thënë. Nëse ma thotë diçka të tillë, nuk ka asnjë problem për mua. Unë jam munduar të përmirësoj qoftë individët, qoftë skuadrën.
Ne sot ishim në epërsi numerike dhe duhej të mbyllnim ndeshjen, por nëse kjo nuk ndodh, atëherë nuk është faji im.
Ata kanë bërë 5 gjuajtje dhe katër prej tyre në kuadrat. Ne kemi bërë 21 gjuajtje dhe vetëm 4 në kuadrat, ndaj nëse nuk janë të zotët ta dërgojnë topin në rrjetë, nuk kam çfarë të bëj.
Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt.