selektori i kosoves nuk e respekton rregulloren 68dbc153554c0

Selektori i Kosovës nuk e respekton rregulloren!

September 30, 2025
1 minut lexim

Lorik Ilazi është kryetrajner i Dritës së Gjilanit dhe selektor i kombëtares së Kosovës (femrat) në volejboll!

Shih habinë, selektori i kombëtares së Kosovës nuk e respekton rregulloren e garave.

Gjithnjë duke u bazuar në vendimin që ka marrë Komesari i Garave i FVK-së, Drita e humbi ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 nga Fer Volley.

Humbje e dyfishtë sepse edhe në fushë ka humbur me 3:1.

Habia është se Lorik Ilazi është selektor edhe te senioret edhe të U-16 dhe nuk e respekton rregulloren!

Selektori duhet të jetë shembull dhe jo mos respektues i rregullores!

Kur selektori nuk e respekton, çfarë bëjnë të tjerët?

Në rrethana normale, Lorik Ilazi shkarkohet nga pozita e selektorit.

Sepse nuk e ka respektuar rregulloren dhe përkundër se i është tërhequr vërejtja nga delegati!

Çka na duhet një selektor që nuk i respekton rregulloret?

Shoku selektor, këto janë rregulla, të pëlqyen apo jo, hierarkia respektohet, rregulloret respektohen, institucioni i FVK-së, respektohet, sporti respektohet dhe nuk bëhet sporti si ju dëshironi!

Janë rregullat e lojës zotëri selektor.

Nuk je mbi ligjin.

Bordi i FVK-së duhet të veprojë, ta mbrojë reputacionin e federatës dhe të volejbollit, pra të ju shkarkojë!

“Gjatë ndeshjes së vlefshme të xhiros së parë të Raiffeisen Superligës A (femrat), ekipi i KV Drita ka aktivizuar pa të drejtë lojtaren me nr. 6 Motta Paes Loane në kundërshtim me Nenin 3, pikë 3.2 dhe 3.4 të rregullores për transferim të lojtarëve dhe Nenin 21 të propozicioneve të garave 2025-2026.

Delegati i ndeshjes ka paralajmëruar ekipin se lojtarja nuk kishte të drejtë loje për shkak se nuk posedonte licencë të vlefshme, pavarësisht këtij paralajmërimi, ajo është inkuadruar në lojë”, thuhet mes të tjera nga komesari i garave i FVK-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fabrike per perpunimin e hekur nikelit apo mbetjeve spitalore banoret e kukesit ne proteste kryebashkiaku halili po na kercenon 68dbc0f74fd38
Lajmi i mëparshëm

Fabrikë për përpunimin e hekur-nikelit apo mbetjeve spitalore? Banorët e Kukësit në protestë: Kryebashkiaku Halili po na kërcënon!

keta jane 20 gjyqtaret e rinj neper gjykatat themelore te kosoves 68dbc162e4b0c
Lajmi i radhës

Këta janë 20 gjyqtarët e rinj nëpër gjykatat themelore të Kosovës

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë