fabrike per perpunimin e hekur nikelit apo mbetjeve spitalore banoret e kukesit ne proteste kryebashkiaku halili po na kercenon 68dbc0f74fd38

Fabrikë për përpunimin e hekur-nikelit apo mbetjeve spitalore? Banorët e Kukësit në protestë: Kryebashkiaku Halili po na kërcënon!

September 30, 2025
1 minut lexim

Ndërtimi i një fabrike në fshatin Kolsh të Kukësit ngriti në protestë banorët e zonës, të cilët shprehen se ky projekt po zhvillohet pa transparencë.

Sipas tyre ende nuk dihet funksioni i fabrikës, nëse do të jetë për përpunimin e hekur-nikelit apo për trajtimin e mbetjeve spitalore. Banorët thonë se ndërtimi i fabrikës pranë zonave të banuara është e papranueshme për ta, pasi iu rrezikon shëndetin.

Banorët e Kolshit thonë se Bashkia Kukës po i detyron të nënshkruajnë, për të dhënë aprovimin për ndërtimin e fabrikës.

Nëse për këto projekte nuk bëhet transparencë e plotë, banorët thonë se do të përshkallëzojnë protestat, si dhe do të ndjekin çdo hap ligjor për të ndaluar punimet.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

limani le te investojme te njerezit ti mbeshtesim te rinjte dhe ti inkurajojme per rikthim ne vend ata te qe u larguan 68dbbf934b6e7
Lajmi i mëparshëm

Limani: Le të investojmë te njerëzit, t’i mbështesim të rinjtë dhe t’i inkurajojmë për rikthim në vend ata të që u larguan

selektori i kosoves nuk e respekton rregulloren 68dbc153554c0
Lajmi i radhës

Selektori i Kosovës nuk e respekton rregulloren!

Të fundit nga

ShkoLartë