Selektori i Kosovës kërkon më shumë

June 2, 2022
1 minut lexim

Selektori i Kosovës Alain Giresse u shfaq me këmbë në tokë pas triumfit 0-2 përballë Qipros. Golat e Valon Berishës dhe Edon Zhegrovës i dhuruan dardanëve tre pikët e para në Grupin 2 të Ligës C, teksa 69-vjeçari francez analizoi për Supersport fitoren e sotme.

“Një ndeshje shumë e komplikuar, sidomos gjatë pjesës së parë. Orientimi i lojës tonë nuk ishte i mirë, bëmë disa gabime teknike. Në pjesën e dytë tentuam të fokusoheshim në principet tona për të ndryshuar lojën dhe të bëjmë atë që jemi të aftë të bëjmë.

Ndryshimi në pushim? Kërkova nga lojtarët që të ripozicionohen në fushë, tentuam të luajmë nga krahët, mesi i fushës ishte shumë i ngarkuar.

Nuk e kam pëlqyer pjesën e parë të lojës. E dimë pse, duhet të mbështetemi në lojën e pjesës së dytë.

Rezultat i mirë, na dhuron vetëbesim. Duhet të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen e radhës, ndaj Greqisë”, deklaroi trajneri francez.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pamjet/ Izraeli hedh në erë shtëpinë e sulmuesit të Tel Aviv, në Bregun Perëndimor

Story i radhës

Artan Hoxha nxjerr pamjet: Politikani me armë në varrimin e Bujar Nishanit

Të fundit nga

ShkoLartë