Selektori i Kosovës: Kemi mundur të shënojmë më shumë gola

March 21, 2025
1 minut lexim

Selektori i Kosovës, Franco Foda, është i kënaqur me fitoren 2-1 ndaj Islandës, në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Kombeve.

”Dardanët” shënuan fitore në stadiumin “fadil Vokrri” me golat e Lumbardh Dellovës dhe Elvis Rexhbeçaj.

Foda pas ndeshjes deklaroi se skuadra luajti mirë, e merituan fitoren por tha se kanë mundur të shënonin më shumë gola.

“Në 15 minutat e para të lojës luajtëm mirë dhe kaluam me meritë në epërsi.

më pas e humbëm kontrollin e lojës pak. Nuk funksionoi ashtu si mendova në fillim.

Jam i lumtur me pjesën e dytë dhe jam i kënaqur me gjithë ekipin. I kishim mundësitë që të shënonim më shumë gola, por Islandës patjetër që i duhet fitorja.

Nëse vazhdojmë me lojën e njëjtë si në pjesën e dytë do të jetë e vështirë për Islandën, ndërsa ne synojmë Ligën B”, deklaroi Foda.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ish-ushtaraku: Më frikëson ‘Lëvizja maqedone’, një aleancë me Vuçiq?

Story i radhës

Trump nënshkruan akt ekzekutiv për shuarjen e Departamentit të Arsimit

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë