Selektori i Kamerunit, nuk i njeh lojtarët e Serbisë

November 27, 2022
1 minut lexim

Serbia dhe Kameruni do të luajnë të hënën në orën 11:00 në kuadër të  ndeshjes së xhiros së dytë të Grupit G në Kampionatin Botëror në futboll.

Me rastin e këtij takimi, në një konferencë për media ka mbajtur selektori i Kamerunit, Rigobert Song, i cili para fillimit të Botërorit ka thënë se nuk njeh asnjë lojtar të kombëtares serbe. Prapë ka këtë mendim. 

“Ne e pamë ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Brazilit, ishte një spektakël dhe tani na mbetet neve t’i gjejmë pikat e dobëta të rivalëve tanë dhe t’i shfrytëzojmë ato”, tha Song.

Selektori i Kamerunit është shprehur i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në startin e Botërorit ndaj Zvicrës, pavarësisht humbjes 1:0. Song e di se çfarë i duhet ekipit të tij për të marrë pikë kundër Serbisë.

“Duhet të japim 120 për qind. Ne e nisëm mirë kundër Zvicrës, por një gabim në mbrojtje vendosi fatin tonë.

Nuk do të ndryshojmë shumë në lojën tonë, do të përpiqemi të korrigjojmë gabimet tona dhe jemi gati të gjejmë një mënyrë për të fituar. Jemi gati”, përfundoi Song.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

NATO-së i shterojnë rezervat, 20 nga 30 vende anëtare s’kanë armatime për Ukrainën

Story i radhës

​Tirana kuqezi për 28 nëntor

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë